Konfirmohet nga trajneri i Uellsit: Bale kthehet në nëntor

Trajneri i Uellsit, Robert Page ka konfirmuar se sulmuesi Gareth Bale do të kthehet në muajin nëntor.

Ylli i Real Madridit e nisi mjaft mirë sezonin si me kombëtaren ashtu edhe me klubin por një dëmtim muskolur po e mban atë jashtë.

Sigal

Bale po rikuperohet më shpejt sesa pritej dhe në nëntor pritet të jetë gati sipas trajnerit të kombëtares së Uellsit.