Kondogbia i Valencia-s deri më 2022, spanjollët i vendosin klauzolë 80 mln euro

501
Sigal

Valencia ka shfrytëzuar opsionin e blerjes që ekzistonte në kontratën me Interin dhe si rrjedhojë Geoffrey Kondogbia ka firmosur deri në vitin 2022 m klubin spanjoll.

Lajmin e ka konfirmuar Valencia në rrjetet sociale e cila përveçse bën me dije kohëzgjatjen e kontratës saktëson se klauzola është 80 mln euro. Çdo klub që dëshiron shërbimet e francezit do të duhet të pagujë këtë shifër të majme.

Kujtojmë që Kondobgia u përfshi në tratativa me Joao Cancelo-n, futbollistin e Valencia-s që kaloi te Interi, por mesa duket zikaltërit nuk kanë gjendje të paguajnë 35 mln euro dhe portugezi do kthehet në Spanjë.

Ndërkohë Inter përfiton 25 mln euro nga shitja e mesfushorit francez.