Kolumbia mban gjallë shpresat për kualifikim, eliminohet Polonia e Lewandowskit

617
Sigal

Në “Kazan Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.

Kolumbia fiton pastër 3-0, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në sfidën e fundit të grupit ndaj Senegalit, ndërsa matematikisht eliminohet Polonia.

Kolumbia e mbyll me fitoren 1-0 pjesën e parë, me golin e shënuar me kokë nga Mina në minutën e 40-të.

Mirëpo kolumbianët nuk ndalen dhe në pjesën e dytë dyfishojnë shifrat. Radamel Falcao në të 69’ shënon golin e sigurisë.

Më pas, në të 75’ është mesfushori i Juventusit, Cuadrado, i cili në një aksion model realizon edhe golin e tretë.

Kaq mjafton për të marrë tri pikët, teksa vendimtare për kolumbianët do të jetë sfida me senegalezët, ku do t’u duhet përsëri fitorja.