Skënderbeu rikthehet te “fiksimi”, gati të bëjë sulmin e fundit për Danilo Alvesh

702
Klubi bardhekuq është sulur sërish në një tentativë të fundit për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian Danilo Alvesh. Alvesh duket jashtë planeve të Flamurtarit dhe mbetet gjithnjë e më shumë një lojtar rezervë pa asnjë diskutim për shkak të zgjedhjes dhe preferencës së trajnerit Duro.
Për këtë Skënderbeu duket se do të kërkojë një marrëveshje për herë të fundit me ekipin vlonjat për të marrë shërbimet e Danilo Alvesh. Një afrim i Alveshit do të rriste shumë alternativat në kampin bardhekuq, atje ku Soue mund të kishte një partner më shumë në këtë repart. Përpjekjet e fundit duket se do të bëhen në këtë hapësirë të fundit të kësaj merkatoje si tentativë për të arritur të marrë sulmuesin që, aq shumë, pëlqehet nga presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.
Gjithsesi, akordi me ekipin e Flamurtarit duket mjaft i vështirë, për vetë faktin se edhe në të kaluarën ka pasur të tilla tratativa, por janë kthyer pas nga ana e klubit vlonjat të Flamurtarit.
Sigal