Kohë sakrifikimesh, Interi drejt largimit të Bastonit te City

172
Sigal

Alessandro Bastoni ishte një prej zbulimeve të Serisë A, që me ndeshjet e zhvilluara dhe paraqitjet e bëra, sidomos në fazën e dytë të kampionatit u shndërrua në një pikë referimi të Antonio Contes.

Por, për shkak të gjendjes financare, zikaltërit duhet që të sakrifikojnë dhe pikërisht Bastoni duket se do të jetë emri i parë.

Sipas mediave italiane, Conte ka vënë veton për Lukakun, Lautaron dhe Barellan dhe i vetmi që mund të largohet duke siguruar një shumë të mirë parash për Interin konsiderohet Bastoni.

Mbrojtësi italian pëlqehet nga Pep Guardiola dhe sipas mediave City është i gatshëm që t’i ofrojë Interit 45 milionë euro, plus kartonin e Zinchenkos. Calcio Mercato raporton se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.