“Klasikja” e Superiores mbyllet me tension, Hakajn e nxjerrin nga krahët pasi ndëshkohet me të kuq

33
Sigal

Vllaznia ka fituar “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm për renditjen dhe moralin. Por festa e kuqebluve është prishur pak nga një episod në fund të sfidës.

Mbrojtësi i kuqebluve, Esin Hakaj, iu afrua gjyqtarit kryesor Kreshnik Cjapi dhe pas një komunikimi mes tyre, gjyqtari nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e kuq.

Kjo ndezi dhe më shumë situatën me Hakajn i cili reagoi dhe u desh të mbahej nga krahët nga shokët e skuadrës, për të shmangur një ngjarje edhe me të pakëndshme pasi ai po i drejtohej shumë i tensionuar gjyqtarit.