Sot vendimi/ Skënderbeu sytë nga UEFA, por ka shkelje proceduriale

589
Dita e sotme është ajo më e rëndësishmja në kampin bardhekuq, ku do të shihet edhe dënimi që do të vijë nga UEFA. Apeli i organit më të lartë të futbollit europian pritet që të japë vendimin pas seancës dëgjimore. Një vendim ky, që pritet plot ankth dhe shpresë në kampin bardhekuq.
Dy janë dëshirat që drejtuesit e klubit kanë në mendje në këto momente pritjeje. Ose pafajësi të plotë, ose dënim ekstrem me 10 vite, por vendimi do të tregojë se çfarë ka vendosur vërtet Apeli. Duken si dëshira absurde nga kampi i Skënderbeut, por një linjë logjike e kanë të qëndrueshme. Pa dyshim që pafajësia është ajo, për të cilën drejtuesit e klubit po luftojnë në çdo moment për ta vërtetuar.
Ndërsa nga ana tjetër, nëse UEFA nuk jep pafajësinë për klubin, shpresohet që të mos ketë ulje të dënimit në këtë vendim, por të lihet në fuqi 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë. Kjo, me qëllim që klubi ta përdorë si dënim tendencioz në KAS.
Sigal