Kërçiku i jep lamtumirën Tiranës: Ishte dëshira që të largohem!

511
Sigal

Dorian Kërçiku i ka dhënë lamtumirën bardhebluve. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka lajmëruar përmes Instagramit të tij se aventura me Tiranën ka marrë fund. 26-vjeçari nuk largohet me polemika, por vetëm me falënderime për presidentin dhe pjesën tjetër të skuadrës.

“Përshëndetje, nga sot nuk do të jem më pjesë e Kf Tiranës, ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar gjashtë vite e gjysmë me Tiranën. Falënderoj presidentin Refik Halilin, gjithë stafet dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve”, shkruan lojtari.

Kërçiku nuk gjeti shumë hapësira këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm 4 ndeshje. Ai është preferuar vetëm 2 ndeshje si titullar. Ai pritet që të transferohet në kampionatin kosovar.