Kategoria Superiore/ “Aromë” titulli për Tiranën, bardheblutë kalojnë edhe Teutën

Tirana vijon marshimin drejt titullit. Java e 23-të konfirmon bardheblutë të vetëm dhe të pashqetësuar në krye të renditjes teksa “viktima” e radhës është Teuta.

Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje që foli më shumë për skuadrën e Shehit që në fund me meritë arriti të merrte 3 pikë me rezultatin 2-0.

NOA

Sfida nisi nën ritmin e lartë të Tiranës që gjeti dhe rrjetën në minutën e 17’ me Taulant Seferin që godet nga distance dhe topi që i rrëshqet nga duart portierit Dema.

Në pjesën e dytë janë bardheblutë që japin sërish shkëndija teksa Teuta është e vakët dhe mendon sërish Seferi për të mbyllur ndeshjen me një gol më i bukur se i pari. Bomberi dyfishon në 60’ dhe praktikisht mbyll ndeshjen edhe pse Teuta tentoi disa herë.