Moisi DALIPI
Kategoria e Parë i zhvilloi ndeshjet e javës të gjashtë në dy ditë, të shtunë dhe të diel. Në të dhjetë ndeshjet në pamje të parë të duket se ka garë për të marr kryesimin, por në fakt, ka shumë detaje që tregonin se cilësia po lë shumë për të dëshiruar. Kështu në grupin A, Korabi ka fituar me rezultati n 1-0 ndaj Dinamos dhe rikthehet në krye të klasifikimit, kurse ish-kryesuesja Erzeni nuk shkon më shumë se 0-0 me Egnatien. Kastrioti fiton 2-0 me Burrelin dhe me 12 pikët që ka duket se kërkon hapur kryesimin. Veleçiku fiton 2-0 me Tërbunin dhe i largohet fundit të klasifikimit. Besëlidhja fiton bukur 2-0 me Shkumbinin dhe ngjitet në vendin e dytë në renditje. Në grupin B, Lushnja bënë detyrën në Elbasan, kur fiton 0-2 dhe nuk lëshon asgjë në krye të klasifikimit. 15 pikë për myzeqarët në gjashtë javë kampionat dhe një spirt për shkëputje që për momentin është 5 pikë më shumë se vendi dytë deri tek i pesti, ku korsia e renditjes ka vendosur plotë katër skuadra Devollin, Apoloninë, Pogradecin dhe Orikun me nga 10 pikë. Devolli këtë javë humbi në fushën e tij 2-3 me Ilirin. Liqenorët pogradecar frenojnë Apolonin, orikasit kthen tek fitorja në fushën e tyre, kurse shënkollasit turpërojnë keq Besën e Kavajës. Të gjitha këto janë detaje që nuk tregojnë garë, por për atë se dhe në ato qytete si në Kavajë e Fier, Tiranë me Dinamon, ku futbolli ka traditë, ka probleme që dëmtojnë cilësinë e kampionatit. Gjithsesi le të analizojnë ndeshjet e zhvilluara.
GRUPI A
JAVA E 6 –TË /27.10 2019
Kastriot 2-0 Burreli
Besëlidhja 2-0 Shkumbini
Veleçiku 2-0 Tërbuni
Korabi 1-0 Dinamo
Egnatia 0-0 Erzeni
KLASIFIKIMI GRUPI A
- Korabi 13 Pikë
- Besëlidhja 12 Pikë
- Kastrioti 12 Pikë
4 Erzeni 11 Pikë
- Egnatia 8 Pikë
- Shkumbini 8 Pikë
- Tërbuni 6 Pikë
- Veleçiku 6 Pikë
- Burreli 4 Pikë
10 Dinamo 1 Pikë
Korabi nuk e ka pasur të lehët fitoren me Dinamon edhe pse ndeshja është zhvilluar në fushën e tij. Dinamo që “prezantohet” sikur drejtohet nga trajneri Italian Mazoni, por në bankinë është O. Liku , duke lënë hije dyshimi se trajneri Italian mund të mos ketë licencë të trajnerit, duke hapur kësisoj një tjetër problem për skuadrën blu. Gjithsesi në këtë ndeshje dinamovitët kishin ardhur për pikë, por nuk ka rezultuar kështu, sepse në minutën e 95` të ndeshjes (janë dhënë 5 minuta shtesë) gjyqtari shkodran Dragusha ka dhënë penallti për vendasit që është kthyer në gol nga Xhebrahimi. Një penallti, sipas drejtuesve të Dinamos, inekzistente që ka dëmtuar rezultatin e kësaj ndeshjeje. Reagimi klubit të Dinamos është i fortë dhe një paralajmërim për drejtuesit e federatës. Gjithsesi, skuadra e Korabit ka zyrtarizuar tre pikët dhe tani mendon për ndeshjet e ardhshme dhe javën e ardhshme luan në Shijak me Erzenin. Barazim Egnatia 0-0 Erzeni. Vetëm nga një pikë për secilën skuadër që nuk bëjnë shumë punë. Madje Erzeni pas kësaj ndeshje ka humbur dhe kryesimin e grupit. Pas fitores parë Veleçiku ka fituar përsëri, këtë radhë me rezultatin 2-0 ndaj fqinjëve të Tërbunit të Pukës. Ujka në minutën e 24` dhe Toma në minutën e 47`, janë autorë të golave që sollën fitoren. Pukjanët vazhdojnë të jenë të dobët në ndeshjen jashtë fushës tyre. Kastrioti nuk fal në ndeshjet e shtëpisë , ku këtë javë ka fituar 2-0 ndaj Burrelit. Mehmeti 66` dhe Ajazi 83` janë dy autorët e golave që i dhanë skuadrës tyre tre pikët, për tu ngjitur tek vendi trete në klasifikim, për të menduar ndoshta rikthimin përsëri në “odën “ e më të mirëve të futbollit shqiptar. Burreli me një fitore dhe një barazim, po tregon shenjat e një krize të fortë që ndoshta do ti kushtojë shumë në fund të sezonit. Besëlidhja fiton 2-0 me Shkumbin dhe ngjitet në vendin e dytë në klasifikim. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë nga Kamara në minutën e 51` dhe Hoxha në minutën e 57`. Gjithçka është zhvilluar sipas programit sportiv të vendasve.
Ndeshjet e javës shtatë priten shumë interesante dhe do zhvillohen sipas këtij kalendari:
JAVA E SHTATË –TË /02.11.2019
Tërbuni –Egnatia
Shkumbini-Veleçiku
Burreli –Besëlidhja
Erzeni –Korabi
Dinamo -Kastrioti
Grupi B , duket se gara është në skuadrat e mesit të klasifikimit, sepse kryesuesja Lushnja ka nisur sprintin e saj për shkëputje. 17 gola janë shënuar këtë javë që pesë ndeshjet e këtij grupi. Një mesatare 3.2 gola për ndeshje, që ndryshe do të thotë me e larta në këto gjashtë javë. Surprizat dhe çuditë i kanë bërë lojtarë e Fushë Kruaës që fitonin në Bilisht dhe skuadra e Dritan Smajlit që fiton me Besën. Dhe të dyja këto fitore janë jashtë fushe dhe me të njëjtin rezultat 2-3. Rezultatet dhe klasifikimi është ky:
GRUPI A
JAVA E 6 –TË /27.10 2019
Oriku 2-0 Turbina
Besa 2-3 Shënkolli
Devolli 2-3 Iliria
Elbasani 0-2 Lushnja
Pogradeci 2-1 Apolonia
KLASIFIKIMI GRUPI B
- Lushnja 15 Pikë
- Apolonia 10 Pikë
- Devolli 10 Pikë
- Pogradeci 10 Pikë
- Oriku 10 Pikë
6 Besa 7 Pikë
- Turbina 7 Pikë
- Iliria 7 Pikë
- Shënkolli 6 Pikë
- Elbasani 3 Pikë
“Oriku” që tani në drejtim ka trajnerin Eqerem Memushi është rikthyer tek fitorja në fushën e saj. Një fitore e domosdoshme kjo për bregasit që tashmë me 10 pikët që kanë iu bashkohen grupit prej katër skuadrave që kërkojnë të ndjekin Lushnjen kryesuese. Golat e shënuar nga Capoj në minutën e 45` dhe Dhrami në minutën 49` kanë mjaftuar që Turbina të pranojë humbjen. Duhet theksuar, se vendasit kanë luajtur në pjesën e dytë me dhjetë futbollist, sepse argjentinasi Gonzales është ndëshkuar me karton të kuq. Miqtë cerrikas në këtë ndeshje ishin shumë ndryshe nga java e kaluar, kur fitonin në fushën e tyre me Devollin. Besa në krizë të plotë, ku humbet 2-3 me modestët e Shëkollit. Dhe e veçanta është se skuadra e Dritan Smajlit i ka shënuar të tre golat që pjesën e parë ku Gruda dy herë në minutën e 12` dhe 45 ` dhe Danaj në minutën e 18` ju kanë dhënë fitoren e dëshiruar shënkollasëve. Kështu pas tre barazimeve ekipi bukur i ndërtuar nga ish futbollisti Dritan Smajli me djem të kësaj zone që duan futbollin gjen fitoren e parë. Dhe mund dhe thuajse nxjerr jashtë gare për kreun Besën. Golat e Goncalves në minutën 86` dhe Celhagës me penallti në 88` nuk kanë mjaftuar për të bërë përmbysjen. Devolli 2-3 Iliria. Humbja e dytë radhazi për devollinjtë që me sa duket po bien në krizën e mungesës të rezultateve. Iliria e drejtuar nga Fatmir Sala gjen fitoren e dytë kështu dhe i largohet fundit të klasifikimit. Golat e kësaj ndeshje kanë për autorë Mota 46`, Pere 71` për vendasit dhe Selmani në minutën e 8`,Gjini 52` dhe Haxhiu 95` për miqtë. Ndeshje fortë në Pogradec ku liqenorët fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë. Një fitore që për vendasit ka ardhur në minutën e 90` me penalltinë e realizuar nga Jahaj. Si zakonisht dhe kjo penallti është kontestuar nga fierakët. Gjithsesi Pogradeci me golin e shënuar më parë nga Lickolari 17` dukej se po ecte drejt fitores i sigurt. Apolonia barazojë në pjesën e dytë në minutën 79` me anë të Mihanës dhe kur mendohej se loja kontrollohej nga miqtë ka ardhur gabimi portierit Arizaj që solli atë moment penalltie. Lushnja fiton përsëri dhe këtë radhë me Elbasanin në transfertë me rezultatin 0-2 me autorë të golave Gjyla në minutën e 3` dhe Mikel Canka në 54`. Gjithçka e kontrolluar nga lushnjarët gjatë gjithë ndeshjes që kënaqen vetëm me dy gola të shënuar përball Elbasanit që vazhdon të vuaj dhe qëndrojë në zonën e ftohët të klasifikimit. Java e shtatë do ballafaqoj këto skuadra.
JAVA E 7-TË / 02.11.2019
Lushnja – Pogradeci
Turbina –Elbasani
Iliria –Oriku
Shënkolli-Devolli
Apollonia –Besa