Kategoria e Parë/ Dinamo “masakron” me 5 gola Burrelin, “blutë” rimarrin kreun

70
Sigal

Kategoria e Parë luajti dhe dy ndeshjet e parafundit të javës së tretë, me fitoren e Dinamos përballë Burrelit që ra në sy.

“Nëndetësja” i shënoi plot 5 herë skuadrës së drejtuar nga Renato Hoti, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren.

Kështu Dinamo rimerr kreun e Kategorisë së Parë dhe njëherë, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër zbret në vendin e 11-të.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu mori një humbje përballë Orikut në transfertë, duke vënë në dyshim arritjen në Superiore.

REZULTATET:

DINAMO 5-0 BURRELI

Ymeri 28′, Denison 45+3′, 51′, Taulant Marku 65′, 80′

ORIKU 1-0 SKËNDERBEU

Pereira 90+1′