Juventusi synon të fitojë sot titullin e nëntë në Serie A

292
Sigal

Juventusi luan sot (e diel) në shtëpi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A në 21:45. Ky takim mund ta shpall Juventusin kampion qysh sot, dy javë pa përfunduar sezoni i rregullt në Serie A.

Megjithatë, ekipit të Maurizio Sarrit i nevojitet vetëm fitorja, pasi me një barazim nuk do të mund të shpallet shkaku i epërsisë prej katër pikëve ndaj Interit.

Në rast se Bianconerët arrijnë të fitojnë, ky do të ishte titulli i nëntë radhazi në Serie A apo i 36-ti në histori. Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.