Juventusi në sezonin e ardhshëm do të ketë një revolucion të vërtetë në fanellat e para me të cilat do të luajë ndeshjet në shtëpi. Portali i njohur “Footy Headlines” ka konfirmuar se bardhezinjtë nuk do të kenë më shirita bardhezi.
Në uniformat e reja, do të ketë një vijë rozë në mes, dhe me dy ngjyrat bardh e zi me një sipërfaqe shumë më të madhe. Fanella e re ka shkaktuar jo pak polemika, pasi tifozët kanë shprehur pakënaqësi.