Ish-promovuesi i kryeministrit, Zheji: Rama, e perfeksionoi vjedhjen e votave

602
Sigal

Analisti Artur Zheji, dikur mik i Edi Ramës, ka folur për për programin Dossier në Rai. Që në fillim të programit thuhet se babai i Artur Zhejit ka qenë mësues i Edi Ramës. Por tashmë, Zheji mendon se artisti Rama e ka çuar në perfeksion edhe vjedhjen e votave.“Këta zotërinjtë e drogës apo e të gjitha trafiqeve të mundshme, janë edhe ata zotërinj që në rastet e fushatave elektorale sjellin më shumë vota dhe të mbajnë në pushtet. Kjo u pa në mënyrën më të bujshme në zgjedhjet e vitit 2017 ku u deformua më shumë se 20% e votës së shqiptarëve. Ne kemi pasur në parlamentin shqiptar mbi 10 deputetë nga e majta e Ramës, që më vonë u zbulua se kishin precedentë penalë të papranueshëm”, është shprehur ai. “Sipas meje nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që nuk është infektuar nga ky virus. Por unë e them shpesh në emisionin tim, për faktin se Rama është një tip që e pëlqen perfeksionin, ai është piktor, shikon detajet, të gjitha gjërat duhet të jenë në njëfarë harmonie. Ai e ka çuar në perfeksion edhe këtë pjesë të shëmtuar të realitetit shqiptar”, ka thënë më tej Zheji.