Kriza në Serbi, Presidenti Vuçiç: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme

548
Sigal

Partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiç është e gatshme të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në Serbi. Vendimi u bë i ditur nga presidenti Vuçiç pas takimit me kryesinë e partisë së tij SNS. “Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve, me vetëm një votë abstenim, timen,”– u shpreh Vuçiç. Megjithëse nuk ka ende një datë të saktë, Vuçiç sqaroi se po mendohet që zgjedhjet të zhvillohen në qershor 2019 ose në pranverën e 2020-ës. Vuçiç, po ashtu, tha se mori nga kryesia e partisë së tij mbështetjen për të mos hyrë në bisedime me krerët e partive opozitare Jeremiç dhe Obradoviç: “Ne nuk duhet të hyjmë në këtë mulli të dhunës politike, në të cilën kundërshtarët tanë politikë bashkë me fashistin Bosko Obradoviç po përpiqen të na tërheqin. Unë nuk do të pranoj asnjë nga kërkesat e tyre. Mbetet vetëm që ata të më vrasin mua. Mundësi tjetër nuk ka.” Presidenti Vuçiç po ashtu njoftoi dhe nisjen në shtator të zgjedhjeve të brendshme në partinë e tij. Prej disa muajsh, në Serbi, partitë opozitare dhe mijëra qytetarë po protestojnë kundër prirjeve autoritare dhe korrupsionit të Presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij.