Juventus kërkon me ngulm yllin e Atleticos, një nga më të mirët në La Liga

302
Sigal

Juventus pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkato gjatë kësaj vere pas afrimit në krye të pankinës së Pirlos. “Corriere dello Sport” raporton se një nga objektivat kryesor mbetet përforcimi i mesfushës.

Mes emrave të lakmuar dhe studiuar është edhe Thomas Partey i Atletico Madrid. Problemi për skuadrën e Andrea Pirlo është çmimi i tij, pasi Los Colchoneros nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë pa 50 milionë euro.

Juventus nga ana tjetër dëshiron që këtë shumë ta arrijë nëpërmjet përfshirjes së njërit prej dy futbollistëve Douglas Costa ose Federico Bernardeschi. Tani mbetet të shihet se sa do të jetë kërkesa e skuadrës spanjolle dhe nëse do të lënë të lirë një nga mesfushorët më të mirë në La Liga.