Java e Kombëtares, De Biasi dhe Elbasani në krye të detyrës

407
Sigal

Sot do të zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares në “Elbasan Arena”

Ndeshja me Danimarkën do edhe pak ditë të vijë, ndërkohë që çdo gjë po bëhet gati si nga ana e organizimit të ndeshjes ashtu, edhe nga përgatitja e futbollistëve. Në fakt stërvitja e futbollistëve ka filluar dje, ku nën drejtimin e De Biasit kanë qenë të gjithë të pranishëm, përjashto Roshin  e dëmtuar që ka qëndruar në Gjermani për t’u kuruar. Stërvitja e parë është bërë larg syrit të kamerave, në qetësi të plotë dhe pa praninë e mediave në resortin “Tropikal”. Bie në sy në fakt, në programin e vendosur e të shpallur nga De Biasi, mungesa e hapësirave për mediat, që do të qëndrojnë vetëm 10 minutat e para të stërvitjes dhe pastaj do të largohen. Përsa ju përket prononcimeve, edhe këtu kemi reduktim të hapësirës për intervista pasi do të bëhen vetëm në oraret e caktuara nga De Biasi. Një intervistë e tillë është parashikuar sot në ora 20:15, ku dy futbollistë do të flasin për mediat ndërkohë, po sot do të zhvillohet stërvitja e parë në “Elbasan Arena” dhe në këtë mënyrë do të kenë mundësinë të njihen më mirë me terrenin e krijuar aty. Nesër do të ketë përsëri stërvitje vetëm në resortin “Tropikal” për ta mbyllur me ditën përpara ndeshjes që do të bëjnë përsëri stërvitje në vendin ku po qëndrojnë e për ta mbyllur ditën me një konferencë për shtyp për mediat në ora 12:15. Ndërkohë, nga ana e sigurisë dhe e organizimit po merren të gjitha masat e nevojshme për krijimin e kushteve të përshtatshme për një ndeshje të qetë dhe pa incidente. Ndeshja e kësaj fundjave do të jetë e para që Elbasani organizon për kombëtaren dhe kështu po vihen në punë të gjithë sektorët e ndryshëm, që nga shëndetësia e deri tek zjarrfikëset që çdo gjë të jetë në nivelin e duhur. Gjithashtu do të merren masa për tifozët para se të futen në stadium, duke kaluar në tre kontrolle të ndryshme policie për të shmangur çdo objekt të fortë që mund të fusin fushë, e për më tepër nuk do të lejohet asnjë send i fortë, qoftë me përbërje plastike apo metal, përjashtim bëjnë celularët që do të lejohen. Gjithashtu, do të kontrollohet çdo tifoz edhe për lëndë plasëse, për të shmangur pasjen e fishekzjarrëve në stadium. Këto kontrolle bëhen për të pasur një mbarëvajtje të zhvillimit të ndeshjes dhe sigurimin e qetësisë për të gjithë të pranishmit aty.

Programi i Kombëtares

07.10.2014 (Dje)
09:30 – Stërvitja në “Tropikal”.
11:30 – Skuadra dhe stafi do të marrin pjesë në promocionin e sponsorëve. Askush nuk do të flasë për mediat

17:30 – Stërvitje në “Tropikal”.
08.10.2014 (Sot)
10:00 – Stërvitje në “Tropikal”.
18:30 – Ndeshje stërvitore në “Elbasan Arena”.
20:15 – Dy futbollistë do të flasin për mediat nga “Elbasan Arena”.
09.10.2014
17:30 – Stërvitje në “Tropikal”. (nuk do të prononcohet askush për mediat).
10.10.2014
17:30 – Stërvitje në “Tropikal”.
12:15 –Konferencë për shtyp e trajnerit De Biasi dhe një futbollisti.

Danimarka nën presion për ndeshjen me Shqipërinë

Problemet për Martin Olsen të Danimarkës duket se nuk kanë fund, pasi përveç mungesave i duhet të durojë edhe opinionet e mediave vendase në lidhje me formacionin që duhet të përdorë ndaj Shqipërisë. Në fakt është menduar si një ndeshje më e lehtë përballja me ne, por pas fitores me Portugalinë janë rritur shumë vlerat tona. Daniel Ager, mbrojtësi i Alborgut, aktualisht nuk duket në gjendjen më të mirë të mundshme dhe nga mediat cilësohet si shumë e vështirë që ti përballojë që të dyja ndeshjet, si ndaj Shqipërisë edhe ndaj Portugalisë. Përveç kësaj Olsen duhet të mendojë edhe për dëmin e Kjaer që me shumë mundësi në ndeshjen në “Elbasan Arena” nuk do të jetë gati. për t’u rehabilituar plotësisht në mënyrë që të jetë gati të paktën në ndeshjen ndaj Serbisë. Në një deklaratë të bërë nga vetë ai në rrjetet sociale, ka thënë se mjekët i përmendin të dy mundësitë, edhe mund të luajë por edhe mund të mos luajë, por gjithsesi ai thotë se do të punojë shumë që të bëhet gati për ndeshjen e 14 tetorit.