Java e 6-të sjell derbin e kryeqytetit, dita dhe ora e supersfidës Partizani-Tirana

142
Sigal

Derbi i radhës i kryeqytetit do të luhet të dielën në datën 2 tetor, në orën 19:00. Kjo është axhenda e supersfidës së javës së gjashtë të Superiores që padyshim paralizon kryeqytetin për shkak të rëndësisë dhe prestigjit që ofron.

Ky takim është programuar të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” ku pritet një numër i lartë tifozësh të pranishëm për të ndjekur nga afër përballjen mes dy ekipeve legjendare të kryeqytetit.

Partizani vjen në këtë sfidë si kryesues i këtij sezoni futbollistik me 12 pikë, kurse Tirana si kampione në fuqi me 4 pikë më pak se të kuqtë.