Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo është një njeri i madh jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi portugez ka vizatuar spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Margarita” në qytetin e Torinos.

33-vjeçari ka takuar fëmijët që po kurohen atje dhe ka shpërndarë dhurata të shumta për ta me rastin e festave të fundvitit.

Ronaldo ka preferuar që të mos bëjë me dije këtë akt bamirësie, por kanë qenë vetë stafi i spitalit i cili e ka publikuar foton duke e bërë të qartë gjithçka.

Ky është një nga të shumtit gjest që portugezi bën për bamirësi edhe pse shpeshherë është i kritikuar për mendjemadhësi dhe krenari.