Ja data e fillimit të sezonit të ri në Seria A

303
Sigal

Organet më të larta drejtuese të futbollit italian kanë caktuar dhe datën për nisjen e sezonit të ri. Këshilli i Ligës vendosi që kampionati italian për vitin 2020-2021 të fillojë zyrtarisht më 19 shtator, duke rrëzuar kështu datën e mëparshme që ishte diskutuar, atë të 12 shtatorit.

Në mes të kampionatit do të ketë një pushim të shkurtër nga 23 dhjetor deri më 3 janar. Java e fundit ndërkohë është parashikuar që të luhet më 23 maj 2021.

Pjesa më e madhe  klubeve ishin dakord për datën 19 shtator, ndërkohë që Juventus, Lazio, Milan dhe Atalanta kërkonin që të niste më 12 shtator.