Është mbyllur pjesa e parë mes Islandës dhe Shqipërisë, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë i janë drejtuar dhomave të zhveshjes në avantazh 1-0 teksa përcaktues deri në këtë momente rezulton Taulant Seferi me golin e shënuar në minutën e 30-të.
Shqipëria ka qarkulluar mirë topin gjatë këtyre 45 minutave të para por edhe rastet përpara portës së Islandës ishin të konsiderueshme. Vendasit patën dy raste të mira por porta e Berishës mbeti e paprekur.
Më pas në minutën e 30-të, ishte sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi i cili kaloi në avantazh kombëtaren tonë.