Intervista/ Shkëlqim Muça: Kujdes Tirana! Ka edhe tre finale për titullin

124

Flet për “Telegraf” ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça

Sigal

 

Nga Agron Kaja

Këtë mesjavë u luajtën ndeshjet e javës së 33-të të Abissnet Superiore. Ishte kjo si java e “derbit” Tirana-Partizani?

Normal që ishte një javë e tillë, sepse luanin dy skuadra me histori të madhe në futbollin shqiptar. Por edhe për faktin se, si Tirana e Partizani janë në vendet e kreut të renditjes në 33 javë, dhe barazimi e la të hapur gjithçka për titullin mes këtyre dy skuadrave.

Me këtë rezultat që u arrit në derbin Tirana-Partizani (1-1), mendoni se do të ketë ndikim në vazhdimësinë e të dyja skuadrave?

Mendoj se duke qenë që Tirana është më në avantazh me dy pikë nga Partizani, të tre ndeshjet e radhës do t’i ketë të vështira. Duke ju referuar kalendarit: Java 34 Laçi-Tirana, java 35 Tirana-Bylis dhe java 36 Erzeni-Tirana, kuptohet edhe vështirësia e tyre. Janë edhe tre finale.

Po te skuadrat e tjera të Superiores, do të ketë ndikim barazimi i derbit Tirana-Partizani?

Besoj se tek të gjitha skuadrat do të ketë ndikim, pra tek ato që do të ndeshen të dyja këto skuadra deri në mbylljen e kampionatit. Madje edhe tek ato që kërkojnë mbijetesën ku janë tre katër të tilla, se duan të marrin pikë, duke veçuar Teutën.

Mund të ndikojë ky rezultat edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë?

Nuk mendoj se ka lidhje, sepse finalja e Kupës është për një trofe. Shanset janë 50 me 50 për të dyja finalistet (Tirana-Egnatia), por duke qenë se fokusi kryesor është kampionati, Kupa jo vetëm që nuk do ketë ndikim negativ, por do t’i mobilizojë më shumë Tiranën dhe Egnatian.

Nisur nga rezultatet që u arritën këtë javë, u përcaktua ndonjë pozicion përfundimtar në të gjitha kahjet e renditjes?

Për kreun e renditjes mendoj se ishte një hap fals për Partizanin, sepse Tirana e ruajti diferencën e dy pikëve. Ndërsa në të gjitha pozicionet e tjera të renditjes në këto tre javë të mbetura edhe mund të kemi lëvizje. Gjithçka mbetet e hapur.

Të shtunën luhen ndeshjet e javës së 34-të në Abissnet Superiore, në cilën sfidë mendoni se do të dalë një skuadër që synon Europën?

Jemi në tre ndeshjet e fundit të kampionatit e duke qenë se skuadrat kërkojnë pikët maksimale për arritjen e synimeve të tyre, të gjitha ndeshjet do të jenë delikate. Ky kampionat ka një ngjeshje në renditje që do ta mbajë luftën të hapur deri në javën e fundit.

Ju nuk mendoni se do të kemi ndonjë befasi deri në fundin e kampionatit?

Ku mendoni se do të ndryshojë renditja në tre javët e mbetura deri në mbylljen e kampionatit?

Ndoshta mund të kemi një mbyllje që do të shoqërohet edhe me befasi në renditje. Por nuk mendoj se do të ketë gjëra të dukshme, sepse vetëm duke ju referuar kalendarit në tre javët e mbetura, logjika teknike kështu të orienton.

Çdo gjë mund të ndodhë.

 

PARASHIMIMET E BASTEVE

Për titullin kampion             Për kupën e Shqipërisë  

Tirana 60%  –  Partizani 40%             Tirana 99%  –  Egnatia 1%

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java e 34-t

Të dielën, datë 21 maj 2023

Egnatia-Erzeni                        17:00

Bylis-Kukësi               17:00

Laçi-Tirana                              17:00

Partizani-Vllaznia                    17:00

Teuta-Kastrioti                        17:00

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Tirana                       33        60

2.Partizani                   33        58

3.Egnatia                     33        49

4.Vllaznia                    33        46

5.Laçi                          33        44

6.Teuta                        33        42

7.Kukësi                      33        40

8.Erzeni                       33        39

9.Bylis             33        36

10.Kastrioti                 33        35

 

M U N D Ë S I T Ë

TITULLI KAMPION

Ndeshjet e mbetura-Tirana

Java 34 / Laçi-Tirana

Java 35 / Tirana-Bylis

Java 36 / Erzeni-Tirana

Ndeshjet e mbetura-Partizani

Java 34 / Partizani-Vllaznia

Java 35 / Kastrioti-Partizani

Java 36 / Partizani-Teuta

 

Synojnë Europën

Egnatia                        60-70%

Vllaznia                       50-60%

Laçi                             40-50%

Teuta                           30-40%

 

Rrezikojnë Play- Out

Teuta                           30-40%

Kukësi             40-50%

Erzeni              50-60%

 

Rrezikojnë mbijetesë

Kukësi             70-80%

Erzeni              60-70%

Bylis                            40-50%

Kastrioti                      30-40%

 

Displina “harron” incidentet në “Derbi”

Dje është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit të Displinës në FSHF, ku janë marrë disa masa për zhvillimet e javës së fundit. Por ajo që bie në sy në këto vendime, asgjë nuk është thënë për incidentet që ndodhën në “Derbin” Tirana-Partizani 1-1. Gjithçka që u pa në këtë sfidë është shpërfillur nga ky komision, që ndoshta nuk ka patur kohën e duhur për t’u njohur me mangësitë e dënueshme. Ndërsa janë marrë shumë vendime për incidentet, që kanë ndodhur në kategoritë e tjera të futbollit shqiptar gjatë javës që po mbyllim.

Rrikthime e mungesa te titullarët e Tiranës

Ndërsa ditën e “Derbit” me Partizanin, te Tirana ishin në dilema për formacionin, për shkak të pesë mungesave të titullarëve, për transfertën e ditës së dielë në Laç, për përballjen me kurbinasit rikthehen disa titullarë. Bëhet fjalë për Ardit Hilën dhe Florent Hasanin, të cilët e kanë shlyer dënimin dhe do të jenë të gatshëm për skuadrën. Ndërsa Behiratçe është dënuar pesë javë dhe ende nuk ka bërë tri ndeshje të pezulluara. Në skuadër shqetëson edhe Lushkja, i cili u dëmtua në ndeshjen “Derbi” me Partizanin dhe ai mund të qëndrojë pushim këtë javë.

KOMBËTARJA

Broja në radarët e Brendford

Edhe pse është fizikisht jo në gjendjen e tij më të mirë, sulmuesi kuqezi Armando Broja mbetet nën vëzhgimin e disa skuadrave të PremierLigës angleze. Pas dëmtimit që po e mban larg fushave, Broja duket se nuk e ka të sigurtë vazhdimësinë e tij në rradhët e Çelsit të Londrës. Është “Chelsea Neës” që zbulon se dy ekipe së fundmi janë të gatshme që të investojnë te Broja,

Brendford dhe Brajton. Tek Brendfort bën pjesë edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha, ndërsa edhe Brajton mbetet një opsion, sepse kjo skuadër ndodhet në vendin e gjashtë të PremierLigës angleze. Deri në nisjen e tij normalisht në fushën e lojës, Broja ndoshta do ta shohë veten në një skuadër tjetër në Angli.

Silvinjo ka dilema për titullarët

Në muajin qershor Shqipëria do të luajë dy ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian “Gjermania 2024”, me Moldavinë në Tiranë më 17 qershor dhe me Ishujt Faroe në transfertë më 20 qershor. Kombëtarja jonë vjen në këto sfida pasi e ka humbur ndeshjen e parë në Poloni, por me disa mungesa titullarësh, siç janë mbrojtësi Kumbulla e sulmuesi Broja. Ndërkohë që lajm i mirë vjen nga disa prej titullarëve që kanë munguar në ndeshjen e parë në Poloni, si Gjimshiti e Bare. Por problem mbetet edhe situata e portierëve titullarë Berisha dhe Strakosha. Sepse Berisha është përjashtuar nga Torino dhe stërvitet i diferencuar, ndërsa Strakosha ka pesë ndeshje që nuk grumbullohet te Brendford.

KATEGORIA E PARË/ Analiza e specialistit të futbollit Petrit Haxhia, të gjitha dritëhijet e skuadrave

Një sezon me futboll statik, me shumë ulje e ngritje

Nga Agron Kaja

Ditën e enjte Kategoria e Parë e futbollit shqiptar e uli siparin e sezonit 2022-2023. Në pesë ndeshjet e luajtura u arritën rezultate interesante, ndërkohë që dy takime të kësaj jave ishin aforfe. Për këtë mbyllje, por edhe për ecurinë e kësaj kategorie, specialisti i futbollit Petrit Haxhia deklaron se në këtë kampionat, përveç garës së fortë, duhet përqendrim te akademitë e klubeve për elementin e ri. “U mbyll një sezon në tërësinë e tij tregoi se ka elementë që i shërbejnë edhe Kategorisë Superiore. Kjo kategori u luajt me një strukturë të ndryshme nga Kategoria Superiore, por duke qenë se formati zbriste katër skuadra, mendoj se u zhvillua një luftë e fortë deri në ndeshjen e fundit. Ndërsa do të veçoja edhe një element shumë të rëndësishëm në këtë analizë, sepse infrastruktura e Kategorisë së Parë ka qenë në kushte shumë të mira, e përmirësuar nga sezonet e kaluara”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij specialsiti i futbollit Petrit Haxhia, i cili këmbëngul te funskionimi i rregullt i akademive të klubeve. “Nëse do të kishte një funksionim të rregullt të akademive në të gjitha klubet e futbollit të kësaj kategorie, duke i forcuar ato në të gjithë treguesit, mendoj se do të kishte më shumë elementë cilësorë, që do t’i shërbenin jo vetëm rritjes së nivelit e cilësisë, por do të ishin një bazë e mirë edhe për Superioren. Ndërsa nuk do të harroj pa e thënë se, duke ju referuar renditjes përfundimtare, të gjitha skuadrat morën atë çka dhanë në fushën e lojës. Këtë e mendoj për të gjitha kahjet e renditjes”. Ndërkohë që për sezonin e ri 2023-2024 kur edhe Kategoria e Parë do të funksionojë me formatin e 12 skuadrave në përbërje, specialist Haxhia thekson se formula e re do ta rritë më shumë cilësinë dhe nivelin e lojës, jo me futbollin statik si deri më tani. “Duke qenë se sezonin tjetër këtë kategori do ta shohim me formatin e ri, 12 skuadra në përbërje, së pari do të thoja se nga FSHF-ja është vepruar mirë. Sepse duke ju referuar edhe përvojës së shteteve të tjera në rajon dhe Europë që kanë këtë format me 12 skuadra, mendoj se do të rritet më shumë cilësia e kësaj kategorie. Sepse duhet që kjo kategori të rritë nivelin e lojës për mos qëndruar në futbollin statik. Dhe mbi këtë bazë duhet të përgatiten skuadrat me këtë strukturë të re që nis sesonin e ardhshëm”, kështu theksoi në bisedën e tij me gazetën “Telegraf”, specialisti i futbollit shqiptar, Petrit Haxhia. Ndëkohë, Kategoria e Parë i mbyll të gjitha verdiktet e saj pas ndeshjeve Play-off dhe Play-out që do të luhen gjatë ditëve në vazhdim.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet-Java e 26-të

Të enjten, datë 18 maj 2023

Luzi-Dinamo               1-0

Tërbuni-Oriku (Afr.)   0-3

Lushnja-Skënderbeu   0-0

Besa-Burreli                            3-0

Turbina-Tomori                       1-2

Korabi-Besëlidhja (Afr)          3-0

Flamurtari-Apolonia    3-1

Renditja        

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Skënderbeu  26        48

2.Dinamo                    26        47

3.Flamurtari                 26        46

4.Tomori                      26        43

5.Korabi                      26        39

6.Apolonia                  26        38

7.Luzi 2008                 26        38

8.Besa             26        37

9.Lushnja                    26        32

10.Burreli                    26        31

11.Oriku                      26        30

12.Turbina                   26        26

13.Tërbuni                   26        24

14.Besëlidhja  26        17

 

Verdiktet, Sezoni 2022-2023

U ngjitën në Superiore

Skënderbeu / Kampion

Dinamo / Vendi dytë

Skuadrat në Play-off

Flamurtari-Apolonia

Tomori-Korabi

Skuadrat në Play-out

Burreli-Pogradeci

Lushnja-Valbona

Zbritën nga kategoria

Besëlidhja, Tërbuni,

Turbina, Oriku