Intervista/ Prof. Dr. Artan Shyti: Europa është një test për çdo skuadër në sezonin e ri

Pas ndeshjeve të dyta në turin e tretë të Konferencë Ligë, flet për “Telegraf” Prof.Dr. Artan Shyti

Agron KAJA

Sigal

Rrugëtimi i skuadrave tona të futbollit në Europë nisi me katër, pas turit të tretë mbetet vetëm një në garë, si e spjegoni?

Po ishte e pranueshme se do kishte eliminime dhe do mbetej një garë. Por mundet që të mos kishim asnjë skuadër të kualifikuar. Gjithsesi, u bënë rrugëtime të mira. Kam keqardhje për të eliminuarit, por futbolli kësjhtu është, fiton më i miri

Cila skuadër veçohet prej jush në lojën që ka zhvilluar, rezultatet dhe turin që ka arritur?

Natyrisht që Dinamo veçohet, sepse arriti kualifikimin, edhe pse me skuadrën Atletik Eskaldes të Androrrës këtu në Tiranë, prisja më shumë se barazimi 1-1. Ne këtë tur, e kemi nga Dinamo të krenohemi, por edhe Egnatian e veçoj për cilësinë e lojës dinjitoze.

Nga skuadrat e eliminuara të parat, pse Partizani u tregua i brishtë që në Turin e parë?

Partizani ndoshta vuajti moskrijimin e plotë të grupit dhe mungesat në formacion. Por edhe fati nuk ishte me të në dy ndeshjet e para, ku përgatitja e tij në fushë tregoi se nuk ishte i gatshëm për më shumë. Penalltia e Skukës e ndryshoi fatin e kualifikimit.

Vllaznia u eliminua në turin e dytë me një rezultat në përmbysje, ku i mendoni mangësitë e shkodranëve për më tej?

Vllaznia më pelqen, ka një trajner që unë e kam vlerësuar gjithmonë. E nisi mirë, por mendoj se ndikoi mungesa e përvojës nga një pjesë e ekipit që është ende duke u krijuar si një “kantier”. Vllazninë e shoh me simpati në sezonin e ri.

Nga Liga e Kampioneve ne Konferencë Ligë, çfarë tregoi Egnatia në 6  ndeshjet që luajti?

Egnatia është një ekip i konsoliduar që luan mirë futboll, ka një grup serioz, por këto eliminime janë pjesë e futbollit. Mendoj se kishte një performancë të qëndrueshme nga viti i kaluar. Madje ishte edhe një test i mirë për kampionatin.

Dinamo ishte me fat deri në këtë tur, apo me meritë është në Play-off-in e grupeve?

Nuk besoj se ishte fati primar te Dinamo, edhe pse fati është pjesë e suksesit e dështimit. E dominoi lojën ndaj Hajdukut në Tiranë dhe arriti një kualifikim të merituar, tregoi superioritet. Me një tifozeri stabël, them se ajo ishte vlerë e shtuar në ndeshje.

Nëse ju pyes si në parashikime të basteve, 1X2, si i parashikon Dinamon në ndeshjen me polakët e Jagellonias?

Sa vijnë turet, ndeshjet bëhen edhe më të forta, por edhe më të paparashikueshme. Në këtë kontekst parashikimesh, unë shpresoj një X (barazim) në ndeshjen e parë në Poloni, dhe 1 (fitore) këtu në Tiranë.

Për skuadrat që luajtën dhe luajnë në Europë, sa kohë u mbetet të jenë të gatshme në startin e sezonit më 23 gusht?

Natyrisht që kjo është edhe një ngarkesë për këto skuadra, por janë ekipe cilësore dhe në Europë kanë bërë një kualaudim. Besoj se nuk kanë për ta ndjerrë fizikisht  në kampionat dhe në gjithë sezonin. Them se do tu shërbejë për mirë.

Sezoni 2025-2026 nis më 23 gusht, cili është urimi juaj për skuadrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë?

Së pari, uroj që futbollistët të jenë më të shëndetëshëm e të dëmtohen sa më pak.

Të kemi cilësi lojë e rezultatet të përc në fushë. Uroj të kemi sa më shumë tifozë në stadium, të vijnë sa më shumë familjarë. Të kemi sa më shumë sponsorë dhe futbollin ta quajmë si festë.

 

 

 

 

Reagimi i Armand Dukës: Kualifikim historik i Dinamos!

Dinamo shkroi historinë në Konferencë Ligë ditën e enjte, duke eliminuar Hajduk Split, që kualifikohen në “Play-Off”. Për këtë kualifikim historik, dje ka reaguar Armand Duka, Presidenti i FSHF-së, i cili shkruan se gjithçka ishte e merituar. “Kualifikim historik, urime Dinamo City! Një rezultat fantastik ndaj Hajduk Split. Kalimi në play-off të tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni. Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana”, ka shkruar mes të tjerave Armand Duka.

 

Me Jagellonian, ndeshje e 45 europiane për Dinamon

 

Pasi festoi 75 vjetorin e krijimit më 19 qershor 2025, Dinamo City e kaloi këtë përvjetor me rezultatin më të lartë në historinë e saj, sa i përket pjesëmarrjes në kupat e ndryshme në Europë. E ka nisur këtë pjesëmarrje në sezonin 1971-1972 me ndeshjet e Kupës UEFA ndaj Austrisë së Vjenës, dhe luajti me Hajdukun e Splitit këtë mesjavë ndeshjen e 44-ët. Në 44 ndeshjet e luajtura, ka fituar 8 herë, ka barazuar në 7 ndeshje dhe ka humbur 29 të tjerat, me golavarazhin 35-72. Ndeshja me Jagellonian e Polonisë është e 45-ta në këtë histori, por është hera e parë që Dinamo e kalon këtë tur. Kualifikim i veçantë.

 

 

Anash/ Djathtas

 

EGNATIA NË EUROPË

Liga e Kampioneve

Turi parë kualifikues

Datë 8 korrik 2025

Egnatia-Breidablik                1-0

Datë 15 korrik 2025

Breidablik (Isl)-Egnatia         5-0

Egnatia në Konferencë Ligë

Turi i dytë kualifikues

Datë 24 korrik 2025

DinamoM (Blr)-Egnatia        0-2

Datë 31 korrik 2025

Egnatia-DinamoM (Blr)        1-0

Turi i tretë kualifikues

Datë 7 gusht 2025

Olimpia L (Slo)-Egnatia        0-0

Datë 14 gusht 2025

Egnatia-Olimpia L (Slo)        2-4

Egnatia eliminohet

 

DINAMO C NË EUROPË

Liga e Konferencës

Turi i dytë kualifikues

Datë 24 korrik 2025

Atletik (And)-Dinamo C        1-2

Datë 31 korrik 2025

Dinamo C-Atletik (And)        1-1

Turi i tretë kualifikues

Datë 7 gusht 2025

Hajduk (Kro)-Dinamo C       2-1

Datë 14 gusht 2025

Dinamo C-Hajduk (Kro)       3-1

Datë 21 gusht 2025

Ndeshja Play-Off

Jagellonia (Pol)-Dinamo        20:15