Ikin dritat në ndeshjen Flamurtari-Tirana

448
Sigal

Disa ditë pas ndërprerjes së energjisë elektrike në derbin Partizani-Tirana, rasti përsëritet sërish këtë herë në Vlorë.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes Flamurtari-Tirana në stadiumin “Flamurtari” është ndërprerë energjia elektrike, duke ndërprerë në këtë mënyrë edhe zhvillimin normal të saj.

Energjia është ndërprerë sapo ka nisur zhvillmi i ndeshjes e vlefshme për Kategorinë Superiore, dhe ka zgjatur për rreth 6 minuta.

Më pas energjia është rikthyer duke aktivizuar një linjë të dytë, duke rinisur normalisht dhe zhvillimin e saj. Ende nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së energjisë në stadium, por paraprakisht dyshohet për defekt teknik.

Flamurtari luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Tiranës me mundësinë për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit në rast se fiton.

Kujtojmë se gjatë derbit Tirana-Partizani në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet, u ndërpre ndeshja në minutën e 76, pasi ikën dritat në stadium. Minutat e mbetura u zhvilluan një ditë më pas, ndërsa OSHEE deklaroi se shkak ishte një defekt teknik.