Humbja ndaj Malagës, Lionel Mesi me “listë të zezë”. Kërkon pesë largime nga Barcelona

475
Barcelona largoi njërën dorë nga titulli kampion kur të shtunën në mbrëmje humbi sfidën ndaj Malagës duke u shkëputur 4 pikë nga Real Madridi. Pa llogaritur që galaktikët kanë një ndeshje më shumë në dispozicion çka mund ta çojë në 7 diferencen.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Lionel Messi-t që sipas mediave spanjolle ka dalë me një “listë të zezë” ku përfshihen lojtarët që argjentinasi pretendon se nuk janë në lartësinë e Bracelonës.

Mesi pas ndeshjes i ka kërkuar llogari Luis Enrikes se pse aktivizoi në duelin ndaj Malagës futbollistët Andre Gomes, Jérémy Mathieu dhe Denis Suarez. Ndërkaq, mendohet se ai ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm nuk do të dëshironte si shokë skuadre Arda Turan, Jérémy Mathieu, Andre Gomes, Lukas Dinje dhe Pako Alkaser.

Por çështja nuk mbyllet këtu, pasi Mesi ka dhënë edhe mendimin e tij se kush duhet të jenë objektivat e klubit në verë. Bernardo Silva dhe Kilian Mbape të Monakos, Hektor Bejerin i Arsenalit, Vinicius Zhunior dhe Ousman Dembele të Borusia Dortmund janë futbollistët që ai do të dëshironte të shihte si shokë skuadre në “Camp Nou”.
Sigal