Sigal

Kroos ka kritikuar Mesut Ozilin në një intervistë për gazetën “Bild” në lidhje me akuzat që ky i fundit ka lëshuar ndaj Federatës Gjermane.

“Mënyra se si e dha dorëheqjen nuk ishte ajo e duhura. Deklaratat për gjëra që nuk ishte të nevojshme t’i referohej u kthyen në budallallëqe. Mendoj se ai e di mirë që nuk ka racizëm brenda kombëtares dhe brenda DFB-së. Përkundrazi, gjithmonë e kemi mbështetur diversitetin dhe integrimin. Ozil ishte shembull i kësaj”, u shpreh mesfushori i Real Madrid.

Kroos theksoi se e ardhmja e tij në kombëtaren gjermane do të jetë e sigurt, të paktën deri në Evropianin e vitit 2020.