Humbja me Aston Villa-n, Pochetino rrezikon shkarkimin

52
Sigal

Chelsea u mund dje në “Stamford Bridge” 0-1 nga Aston Villa. Fillimi i këtij sezoni ka qenë nga më të dobëtit në historinë e londinezëve pasi tani e shohin veten në vendin e 15-të.

Me gjithë blerjet e shumta dhe harxhimet në merkato, Chelsea nuk ka arritur rezultatet që priten dhe gishti i fajit bie tani mbi trajnerin Pochetino.

Edhe vitin e shkuar blutë bënë një sezon të dobët duke mos mundur të kualifikohen në asnjë kompeticion europian. Megjithatë në detyrën e re, Pochetino nuk ka mundur dot të frymëzojë lojtarët për të dalë nga situata.

Presidenti Tedd Boehly mund të vendosë të ndërpresë marrëdhënien me argjentinasin, ashtu siç bëri vitin e shkuar me Tuchel, Potter dhe Lampard.