Hoxhaj “ndez” festën shkodrane, Vllaznia mposht Kastriotin

126
Sigal

Vllaznia ka reaguar pas asaj humbje me Egnatian, duke mposhtur në kampionat Kastriotin me shifrat minimale 1-0. Sfida ishte mjaft emocionuese, me rastet që nuk munguan në të dyja portat.

40 sekonda. Kaq i kanë mjaftuar Vllaznisë për të marrë epërsinë. Në Shkodër të gjithë festuan pas golit të Ardit Hoxhaj, i cili gjeti mjaft mirë portën.Në minutën e 24-të, krutanët provojnë të reagojnë dhe e bëjnë diçka të tillë me Grecën. Gjithsesi, goditja e tij me kokë del jashtë.

Në minutën e 53-të, radhën e ka Marku, i cili ekzekuton një goditje dënimi, por pritja e Salit ishte vendimtare.

Në një ditë të mirë ishte edhe portieri i ekipit nga Shkodra, Zogovic që neutralizon një “predhë” të Stojanovic (66’).

Të besuarit e Mirel Josës janë në vendin e 3-të me 9 pikë. Kastrioti është në vendin e shtatë me pes pikë.