Hap fals i Bayern, Stuttgart e Moenchengladbach fitojnë minimalisht

557
Janë mbyllur 4 takimet e programuara për javën e 24-t të Bundesligës gjermane.
Pavarësisht dominimit total, Bayern Munchen nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Hertha Berlin. Me 3 dhëmbëshin Robben-Ribery-Lewandowski të besuarit e Jupp Heynkes nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës duke u mjaftuar me një barazim pa gola.
Në takimet tjera Hannover96 u mposht minimalisht 1-0 nga Borussia Moenchengladbach, Stuttgart fitoi po minimalisht 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa takimi mes Hoffenheim dhe Freiburg u mbyll në barazim 1 me 1.
Sigal