Habit Pochettino: Ne ishim më pranë eleminimit të Real Madrid-it sesa Chelsea dhe City

44
Sigal

Mauricio Pochettino beson se Paris Saint-Germain ishte më afër t’i tregonte Real Madridit derën e daljes së Ligës së Kampionëve sesa Chelsea dhe Manchester City.

Edhe pse PSG fitoi titullin e Ligue 1, problemet e tyre në Ligën e Kampionëve vazhduan kundër 13 herë fituesit të Real Madridi, të cilët bën një rikthim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 për të eliminuar skuadrën e Pochettinos.

“Ne ishim më afër eliminimit të Madridit sesa Chelsea dhe [Manchester] City”.

“Fatkeqësisht, ne patëm momente të këqija që na e pamundësuan vazhdimin në garë”, ka thënë Pochettino.

Me vetëm dy ndeshje të mbetura në sezon, PSG tashmë ka filluar të përgatitet për sezonin 2022/23.