Guardiola preferon shkarkimin përpara ndryshimit të stilit të lojës

475
Sigal

 

Guardiola thotë se nuk do ndryshojë kurrsesi stilin e lojës. Ai
vendos të marrë riskun e shkarkimit përpara këtij vendimi.

Manchester City në 15-të takimet e fundit ka fituar katër prej
tyre duke bërë që Chelsea i Antonoi Contes të shkëputet shtatë pikë para tyre.“Ne
do të luajmë ashtu si ç’mendoj unë; duke bërë gabime dhe duke mësuar nga ato.
Nuk mund të bëj diçka që nuk është në stilin tim. Duhet të fitosh menjëherë.
Nëse nuk fiton, do të jesh në telashe. Ky është futbolli i sotëm.

Unë besoj në stilin tim të lojës. Por nëse nuk jap rezultate
atëherë do të vendosë pronari i klubit. Kundër Chelsea nuk meritonim të humbnim
por futbolli është mizor ndonjëherë. Padyshim që duhet të adaptohem, por kjo
nuk do të thotë se do të ndryshoj mënyrën se si e shikoj futbollin. Çfarë të
bëj? Lojtarët nuk duan të bëjnë gabime. Ata vuajnë njësoj si unë. Arsyeja pse
jam këtu është të ndihmoj lojtarët. Po mendoj se çfarë duhet të bëj për t’i
ndihmuar pa i ndryshuar.”

Manchester City nuk pritet të bëjë blerje në janar, ndoshta edhe
për faktin sepse Gabriel Jezus që u ble gjatë verës do të mbërrijë në ekip
gjatë muajit të parë të 2017-ës.