Gresi Koxhaku e Stela Gjoka dhe stafeta, rekordmenët kuqezi në Europian

73
Sigal

Në ditët e zhvillimit të garave në Kampionatin Europian të Notit për të rinj, dy notarët tanë: Gresi Koxhaku për Meshkuj dhe Stela Gjoka për femra, kanë garuar edhe si rekordmenë. Ndërkohë që Gresi në tre ditët e para të garave ka thyer rekordin në garën 50m Flutur, me kohën 24.92. Dje ai thyeu rekordin kombëtar në garën 100m stil Flutur, me kohën 56.16, rekord 15 vjeçar i pathyer deri dje. Edhe notarja Stela Gjoka ka thyer dy rekorde kombëtare: Në garën 100m stil Bretkocë me kohën 1:15.00, si dhe në garën 50m stil Bretkocë me kohën 33.72. Ndërsa djemtë: Zhulian Lavdaniti, Paolo Priska, Gresi Koxhaku dhe Even Qarri që garuan në Stafetën 4X100m, arritën kohën rekord Kombëtar 3:37.80, i cili u thye pas 15 vjetësh.

REKORDMENËT

FEMRA

Stela Gjoka/ 100m Bretkocë

Koha rekord 1:15.00

Stela Gjoka/ 50m Bretkocë

Koha rekord 33.72

MESHKUJ

Gresi Koxhaku/ 50m Flutur

Koha rekord 24.92

Gresi Koxhaku/ 100m Flutur

Koha rekord 56.16

Stafetë 4X100m Stil i Lirë

Koha rekord 3:37.80

EKIPI NË EUROPIAN

FEMRA:

Vivian Xhemollari      18vjeç

Stella Gjoka                17 vjeç

Kaltra Meça                16 vjeç

Arla Dermishi  14 vjeç

MESHKUJ:

Even Qarri                   21vjeç

Zhulian Lavdaniti       21vjeç

Paolo Priska                20vjeç

Gresi Koxhaku            18vjeç

TRAJNERË:

Eduart Cane, Arjan Fetishaj

GARAT DHE KOHËT

DITA E PARË

17 Qershor 2024

Arla Dermishi/ 100m st. i Lirë

Koha 1:02:96

Grisi Koxhaku/ 50m Flutur

Koha 24:94 (RK të Rinj)

Vivian Xhemollari/ 200m Bretkocë

Koha 2:26:64

DITA E DYTË

18 Qershor 2024

Arla Dermishi/ 50 Flutur

Koha 29:82

Paolo Priska/ 100m St. lirë

Koha 52:63 (Rekord Personal)

Gresi Koxhaku/ 100 St. lirë

Koha 52:85

Stella Gjoka/ 100m Bretkose

Koha 1:15:00 (RK të Rritura)

DITAE TRETË

19 Qershor 2024

Kaltra Meca/ 200m St. Lirë

Koha 2.10.58 (Rekord Personal)

Gresi Koxhaku/ 100m Flutur

Koha 56.18 (RK të Rinj të Rritur)

Paolo Priska/ 100m Flutur

Koha 57:64

Vivian Xhemollari/ 400 KN

Koha 5:10:55

DITA E KATËRT

20 Qershor 2024

Zhulian Lavdaniti/ 50m Shpinë

Koha 27.17 (Rekord personal)

Stafeta 4X100m Meshkuj

Koha 3:37.80 (Rekord Kombëtar)

(Thyhet pas 15 vjetësh)

Notarët: Zhulian Lavdaniti,

Paolo Priska, Gresi Koxhaku

dhe Even Qarri

DITA E PESTË

21 Qershor 2024

Arla Dermishi/ 50m St. Lirë

Vivian Xhemollari/ 200m IM

Even Qarri/ 50m Bretkocë

Trajneri Arjan Fetishaj: Gara dinjitoze dhe me rekorde

Në këto ditë të të garave në Kampionatin Europian të Notit për të Rinj që po zhvillohet në Beograd, trajneri i ekipit tonë përfaqësuas në këtë event, Arjan Fetishaj tregoi për gazetën “Telegraf” se nga notarët tanë ka qënë një nisje dhe vazhdimësi e mirë, madje edhe me rekorde kombëtare të thyera nga disa notarë. “Në garat që po marrim pjesë këtu në Beograd (Kampionati Europian i Notit për të Rinj), të gjithë notarët tanë (8 notarë, 4 femra e 4 meshkuj) kanë treguar seriozitet e kanë dhënë rezultate të mira. Por do veçoja Gresi Koxhakun për meshkuj, i cili çdo ditë thyen rekorde kombëtare, njëherësh edhe Stela Gjokën, e cila në garat e stilit Bretkocë po tregohet shumë dinjitoze. Edhe stafeta e Meshkujve 4X100m dha një kohë rekord kombëtar 3:37.80, rekord që mbahej nga ekipi kombëtar shqiptar në Lojrat Mesdhetare në Peskara të Italisë, viti 2009, me kohën 3:40.93. Them se të gjitha rekordet tregojnë për synimet e qarta që kanë notarët në këtë event, por njëherësh, ne synojmë që me këta notarë të kapim edhe kohë kualifikuese për Lojrat Olimpike Botërore, të cilat nisin në Paris nga data 15 korrik 2024”. Ndërkohë për ditët në vazhdim, pritshmëritë e trajnerit Fetishaj janë tek të gjithë notarët garues. “Ndoshta nuk e teproj të them, por nga të gjithë notarët presim rekorde të tjera, mbi të gjitha, kohë kualifikuese për në Paris 2024. Ky është edhe objektivi më primar në këto gara të Europianit”, kështu e përshkruan trajneri Arjan Fetishaj ritmikën e garave të notarëve tanë në Kampionatin Europian të Notit.

Trajneri Eduart Cane: Garat, mundësia për Paris 2024

Së bashku me Fetishajn, Eduart Cane është trajneri që drejton ekipin tonë përfaqësues në garat e Kampionatit Europian të Notit që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. “Jemi duke kaluar një atmosferë shumë pozitive këto ditë këtu në Beograd, në Kampionatin Europian të Notit. Sepse të gjithë notarët tanë po tregojnë formë të mirë, rezultate të larta dhe Rekorde Kombëtare. Nuk mungon notary i rekordeve Gresi Koxhaku, por edhe Stela Gjoka, një notare 17 vjeçare me shumë talent, si dhe stafeta e Meshkujve 4X100m”, kështu e nis bisedën trajneri Eduart Cane, i cili më shumë kërkon që të mbetet tek synimi final i të gjithë notarëve, kualifikimi në Olimpiadën Botërore të Parisit. “Objektivi i ekipit tonë është që përfaqësohet me dinjitet në këto gara këtu në Beograd. Objektivi i ekipit është që edhe të arrijnë rezuzultate sa më të mira personale dhe thyerje të Rekordeve të tjera për të Rinj dhe të Rritur. Mundësitë janë tek të gjithë, dhe këto ditë të gjithë kanë treguar se duhet të shkojnë tek synimet që kanë menduar”. Në ditën e pestë të këtyre garave, do të garojnë: Arla Dermishi në 50m Stil i Lirë, Vivian Xhemollari në 200m Katërnotim dhe

Even Qarri në 50m Bretkocë.