Goleadat e Anglisë dhe Spanjës nuk mjaftojnë, Botërori 2022 vendos rekord për rezultatin 0-0

86
Sigal

Ndeshjet e para në grupe të Kupës së Botës kanë dhuruar emocione, si dhe disa rezultate shumë interesante. Kanë spikatur surprizat, por edhe disa goleada, si ajo e Anglisë 6-2 ndaj Katarit dhe Spanjës 7-0 ndaj Kosta Rikës. Megjithatë, rekordi më i veçantë që ka vendosur deri tani ky Botëror është ai i rezultateve 0-0.

Rezulton se për herë të parë në historinë e tij, në xhiron e parë të ndeshjeve në grupe, janë regjistruar 4 barazime pa gola, pasi më parë ishin ndalur gjithmonë në 3 në rastin më të keq.

Ndeshja mes Uruguait dhe Koresë së Jugut sot ishte ajo që dekretoi rekordin e ri, teksa më parë në barazim pa shënuar ishin ndarë edhe Danimarkë-Tunizi, Meksikë-Poloni dhe Marok-Kroaci.