Goditje e rëndë për pronarët e Interit, klubi përjashtohet nga kampionati

231
Sigal

Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez. Shkak për këtë janë bërë borxhet e klubit, të cilat nuk janë shlyer nga grupi “Suning” që kanë në pronësinë e tyre klubin. Këta të fundit e kishin nxjerrë në shitje klubin, duke kërkuar shumë pak, por pronarët e rinj të merrnin përsipër borxhin i cili ishte i madh.

Kjo situatë ka ndodhur për shkak të situatës së vështirë që po kalon “Suning”, të cilët e morën klubin në pronësinë e tyre në vitin 2015. Grupi kinez, në një deklaratë të bërë pak kohë më parë, njoftuan se do të heqin dorë nga disa biznese të tyre, për shkak të situatës së vështirë nga Koronavirusi. Jiangsu përjashtohet kështu nga kampionati dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion, duke hidhëruar së tepërmi tifozët.

Kjo ka sjellë panik edhe te Interi në Itali, pasi kujtojmë se “Suning” kanë në pronësinë e tyre edhe klubin zikaltër, për të cilët gjithashtu po kërkojnë blerës të rinj, pasi nuk munden ta mbajnë, duke frikësuar tifozët e Interit, së tepërmi.