Drogë në ambulancë, trafikantët shfrytëzojnë pandeminë, por i fundos qeni i policisë

138
Sigal

Policia në portin e Messinës, në Sicili, kapi 30 kilogramë marijuanë, të cilën, dy korrierë u përpoqën ta kontrabandonin me një autoambulancë.

Oficerët e policisë vendosën të inspektojnë autoambulancën sepse qentë e përdorur në operacionet antidrogë ishin shqetësuar sapo ishte afruar automjeti.

Pas një kontrolli të hollësishëm, ata gjetën 50 pako me 30 kilogramë drogë, ndërsa dy persona u arrestuan, raportojnë mediat italiane.

Sipas vlerësimeve të policisë, vlera e drogës së kapur në treg është rreth 300 mijë euro.