Debutoi me Benfikën në Ligën e Kampionëve, talenti 18-vjeçar në radarët e Milanit

115
Sigal

Për ekipin e parë të Benfikës ka debutuar në një eliminatore të Ligës së Kampioneve. Ky detaj shërben për të treguar se sa talent ka Diego Moreira.

18- vjeçari luan ai anësor ofensiv te ekipi portugez, por qëndrimi në atdhe duket se nuk do të jetë afatgjatë. Shkak është talenti, por edhe kontrata që i skadon në qershor të vitit 2024.

Shumë klube në gjurmët e Moreiras, të cilin Benfika do të jetë e detyruar ta shesë në janar, ose në fund të sezonit.

Mes të interesuarve edhe Milani që ka si aleat presidentin e klubit, Manuel Rui Kosta. Mediat italiane raportojnë se kontaktet e para mes palëve kanë nisur, teksa edhe djaloshi kërkon një përvojë jashtë Portugalisë.