Pas Kombëtares, në vendin tonë skenën e futbollit e marrin gjysmëfinalet e Kupës.
Partizani përballë do të ketë Vllazninë, teksa edhe pse e luajnë si pritës të parën, të kuqtë këtë ndeshje nuk do ta luajnë në Tiranë. Është fakt i kryer tashmë se gjysmëfinalja e parë do të luhet në Elbasan.



















