Gjysmëfinalet e ‘Euro 2020’, mësohen datat dhe orari i përballjes mes ‘të fortëve’

306
Sigal

Janë kompletuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ndërsa tashmë dihen edhe datat dhe orari. Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy çerekfinalet e fundit të Euro 2020, ku janë mësuar emrat e gjysmëfinalistëve.

Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0, duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020.

Këto dy kombëtare i bashkohen dy kombëtareve tjera të njohura, si Italia dhe Spanja, që siguruan gjysmëfinalen gjatë ditës së e premte, kundrejt Belgjikës dhe Zvicrës.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës dhe zhvillohet më 6 korrik në ora 21:00.

Gjysmëfinalja e dytë është mes Anglisë dhe Danimarkës dhe zhvillohet me 7 korrik, po ashtu në ora 21:00.

Të dy gjysmëfinalet janë të paraparë të zhvillohen në stadiumin Wembley të Londrës në Angli.