5 makina aksidentohen, në timon maturanti që kthehej nga festa

175
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e një dite më parë në zonën e Currilave në Durrës, ku një automjet përplasi 4 mjete të tjera, të parkuara në anë të rrugës. Në makinën që shkaktoi aksidentin udhëtonin disa maturantë që po ktheheshin nga festa e maturës dhe po shkonin në zonën e Currilave për t’u larë. Dyshohet se maturantët kishin konsumuar alkool, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa u lënduar vetë dhe të tjerët në këtë aksident.