“Gjithmonë bukur të luash në Dortmund”, Gündoğan për ndeshjen ndaj Danimarkës: Ndeshje që do të mbahet mend gjithmonë

24
Sigal

“Një ndeshje për t’u mbajtur mend, një sfidë shumë e luftuar me Danimarkën që na vuri shumë në vështirësi”, këto ishin fjalët e para të Ilkay Gundogan, mesfushorit të “Panzerave”, menjëherë pas suksesit të kombëtares gjermane ndaj danezëve. Më pas ai shtoi: Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, dua të falenderoj publikun që na ka mbështetur nga fillimi i sfidës e deri në fund. Në fakt të jem i sinqertë nuk prisja të ndodhte ndryshe, kur luan në një stadium si ai i Dortmundit. Gjithmonë është bukur të rikthehesh të luash këtu”, përfundoi mesfushori.