Gennaro Gattuso, trajner në Pisa

422
Gennaro Gattuso është emëruar trajner i skuadrës nga Lega Pro, Pisa. Gennaro Gattuso ka gjetur një angazhim të ri. Pas shkarkimit të Giancarlo Favarin, ish mesfushori i Milanit dhe Kombëtares italiane është emëruar në postin e trajnerit në Pisa.
Lajmi është konfirmuar nga klubi nga Lega Pro, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare. Gattuso, pas aventurave në Sion, Palermo dhe Ofi Creta, do ta drejtojë stërvitjen e parë me fillim nga ora 17:30, ndërsa do të prezantohet para mediave të premten, gjatë një konference për shtyp në ora 12:00.
Sigal