Genc Tomori, dorëheqje me adresë: Komandon Moxhi

483
Dje pas ndeshjes me Botev Plodviv, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori, ka dhënë dorëheqjen. Nëpërmjet linjës telefonike, ai konfirmoi për “Telegraf” se pas ardhjes së Luçiano Moxhit te Partizani, largimi i tij ishte i pritshëm. “Unë e kisha menduar largimin tim prej kohësh, sepse pas ardhjes së Moxhit, gjërat ndryshuan. Tani është ai që i merr vendimet, dhe unë vendosa ta publikoj dorëheqien time, ndoshta edhe për shkak të humbjes me Plovdivin. Më vjen keq për skuadrën dhe për Starovën, sepse nuk e meriotnin këtë disfatë”.
Sigal