Fytyra e re e Milanit, Pioli: Më pëlqen ky ekip, jam i kënaqur me afrimet

25
Sigal

Milani pësoi disfatë në miqësore ndaj Real Madrid, me shifrat 3-2. Pas takimit ka dhënë mendimin e tij për mediat, trajneri i kuqeiznjve, Stefano Pioli, i cili vlerësoi edhe paraqitjet e afrimeve të fundit nga merkato si Pulisic, Loftus-Cheek dhe Reijnders.

“Më pëlqen shumë Milani i ri. Kanë ardhur lojtarë të fortë si Pulisic, Loftus-Cheek, Reijnders dhe po më pëlqen se si po përshtaten. Ata do të na mundësojnë të luajmë futboll më teknik dhe më sulmues. Pas 10 ditësh punë pashë gjëra interesante. Nga mënyra sesi ne përpiqeshim të lëviznim topin deri te personaliteti. Çfarë do të ndryshojë nga viti i kaluar? Ne do të luajmë me pozicione të ndryshme, por parimet e lojës janë të njëjta” – Tha ai.