Me pushime në Vlorë, ndërron jetë në hotel 75-vjeçari gjerman. Dyshimet e para

33
Sigal

Një turist gjerman ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i moshuari ka humbur jetën në një hotel, ku po qëndronte. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në Vlorë, ka humbur jetën shtetasi gjerman 75 vjeç, i cili ishte akomoduar në këtë hotel. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, -thuhet në njoftimin e policisë.