Jo vetëm zjarre! Reshje shiu dhe përmbytje në Itali, tre të plagosur nga rënia e pemëve në Milano

48
Sigal

Teksa Greqia dhe Shqipëria po përballen me zjarre, Italia është përfshirë nga reshje masive shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje. Si pasojë e motit të keq, janë plagosur tre persona në Milano.

Sakaq probleme janë hasur me transportin publik, me energjinë elektrike dhe  dëme në sektorin e bujqësisë, për shkak të breshrit.

Po ashtu edhe Lombardia po përballet me pezullimin transportit publik, metro ose me vonesa.