FSHF nis seleksionimin e talenteve shqiptarë në Nju Jork-SHBA. Oganizimi i shkëlqyer ka mbështetjen e fuqishme të Presidentit të FSHF, Armando Duka

27

Ish kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli: U tregua edhe njëherë dashuria e madhe për Shqipërinë

Sigal

Përgatiti Engjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”

Talenti Benjamin Marashi luan me skuadrën e U14 IFA Next, e cila është kategoria më e lartë e futbollit në SHBA. Përveç tij spikatën edhe dy futbollistë të tjerë, Dillon Hani i skuadrës U14 MLS nga Beachside dhe Josip Meksi nga Chicago. Në ndeshjen e testimit, Benjamin Marashi, ose siç i thërrasin shokët e ekipit ‘Beni’ shënoi 2 gola, njëri më i bukur se tjetri dhe asistoi në 2 raste të tjera shënimi.

Rezultatet e shkëlqyera të Kombëtares Kuq e Zi, si dhe kualifilimi për në finalet Gjermani 2024, ka bërë që qindra të rinj dhe të reja që jetojnë, studiojnë dhe punojnë kudo nëpër botë, të ndihen më krenar se kurrë për fanelën e vendit të Shqiponjave. Në këtë kuadër SHBA është kthyer në simbolin e ekipeve rinore, ku moshat nga 13 deri 18 vjeç po organizohen në ekipe të ndryshme, duke u grumbulluar në Nju Jork, falë organizimit të shkëlqyer të FSHF dhe objektivave të vëna nga Presidenti i FSHF, Armando Duka. Është padyshim një nga inciativat më të shkëlqyera, që FSHF ka ndërmarrë për rritjen e nivelit të Kombëtares së Shqipërisë, sidomos në kuadër të gjetjes së talenteve të rinj. Ndër iniciativat më të fundit ishte edhe seleksionimi i lojtarëve të grupmoshave U13, U14 dhe U15, të cilët jetojnë përtej oqeanit në SHBA, por që do të shtrihet edhe në Kanada. Ndërkaq, eventin e ka përshëndetur edhe ish-kapiteni i Kombëtares sonë, Ansi Angolli, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në “Instagram” është shprehur tejet i lumtur për pjesëmarrjen e rreth 130 djemve e vajzave në këtë event, duke cituar se:
“Rreth 130 djem dhe vajza nga të gjithë trojet shqiptare fluturuan nga çdo kënd i Amerikës dhe Kanadasë, për të treguar talentin e tyre në fushën e Hudsonsportscom. Seleksionimet këtij viti në kontinentin e largët treguan edhe njëherë dashurinë e madhe që shqiptarët kanë për sportin magjik futbollin, e sigurisht për atdheun e tyre dhe fanellën kuq e zi me shqiponjën krenare”.

Në spektaklin e zhvilluar në fushën sportive në Nju Jork-SHBA, ai që ra më shumë në sy, ishte talenti i së ardhmes së futbollit shqiptar, atij europian dhe amerikan, Benjamin Marashi. Shkëlqimi i këtij futbollisti që ndërthur tiparet e Ronaldos, të brazilianit Pele dhe të Panajot Panos së paharruar, kanë bërë që shumë klube të interesohen duke e mbajtur nën ndjekje.

Talenti Benjamin Marashi luan me skuadrën e U14 IFA Next, e cila është kategoria më e lartë e futbollit në SHBA. Përveç tij spikatën edhe dy futbollistë të tjerë, Dillon Hani i skuadrës U14 MLS nga Beachside dhe Josip Meksi nga Chicago. Në ndeshjen e testimit, Benjamin Marashi, ose siç i thërrasin shokët e ekipit ‘Beni’ shënoi 2 gola, njëri më i bukur se tjetri dhe asistoi në 2 raste të tjera shënimi.

I pranishëm në këtë seleksionim është edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili përveç përzgjedhjes së talenteve të rinj, pa nga afër edhe ecurinë e lojtarëve që spikatën në seleksionimin e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.

Ndaj në këtë event të veçantë, falenderimi kryesor i takon @fshforg për vëmendjen e madhe që ka për të gjithë talentet shqiptare në çdo cep të botës, Presidentit të  FSHF-së Armando Duka, prindërve për sakrificat e tyre, e sigurisht çdokush që ndihmoi që ky eveniment special të bëhej i mundur me kaq shumë pasion dhe dashuri për futbollin!