Sonte është e gjitha një mbrëmje festive, e paharrueshme për të gjithë shqiptarët. Do të jetë më magjike për ata që do ta ndjekin nga stadiumi teksa FSHF ka organizuar një festë të madhe që nis me hapjen e flamurit gjigant e mbyllet me spektaklin e fishekzjarreve në mesnatë.
‘Air Albania’ do të jetë ‘full’, si mund të ishte ndryshe, dhe tifozët kanë ndezur rrugët e Tiranës që nga mëngjesi i sotëm duke mos u ndalur me këngë e atmosferë të zjarrtë.
Tani, më pak se 2 orë nga starti i ndeshjes me Ishujt Faroe, tifozët kanë marshuar drejt stadiumit dhe dalëngadalë po e mbushin atë me ngjyrat kuqezi.