FOTO/ Kompania ajrore tallet keq me Juventus-in, ‘meme’ me Allegri-n bëhet virale

119
Sigal

“Dështim? Jo, ka edhe mbrëmje të tilla, ka edhe humbje”. Pas ndeshjes, Massimiliano Allegri ka provuar të minimizojë humbjen e bujshme të Juventus-it në Champions League kundër Benfica-s.

“Na vjen keq dhe jemi të zemëruar, por eliminimi nuk ka ardhur sot, por në ndeshjet e mëparshme”, ka shpjeguar trajneri i bardhezinjve. Pavarësisht fjalëve të tija, tifozët bardhezinj dhe jo vetëm kanë shpërthyer në rrjetet sociale me tallje dhe ironi.

Mes hashtag-ut #AllegriOut që është bërë shumë shpejt viral dhe meme shumë argëtuese, bota e internetit nuk ka treguar mëshirë për humbjen historike të Juventus-it, e eliminuar nga Champions League në fazën me grupe. Edhe Ryanair ka dashur të marrë pjesë me një meme që ka bërë shumë shpejt xhiron e internetit.

Eliminimi i Zonjës nga Champions-i është kritikuar nga të gjithë: nga Capello te Del Piero, shumë nuk e kanë kursyer skuadrën e Allegri-t. Edhe Ryanair ka dashur të përfitojë duke publikuar një meme shumë argëtuese në Tëitter me protagonist trajnerin e bardhezinjve.

Në imazh, trajneri shfaqet i ulur në avionin e kompanisë së famshme ajrore. “Nuk ka vend në Champions League, por ka gjithmonë vend në avion”, ka qenë mesazhi ironik që ka bërë tifozët të çmenden.