Ernesto Valverde ka zbuluar listën e emrave që do të udhëtojnë në Dortmund.
Barcelona do të ketë një test mjaft të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve, kur përballë do të ketë Borussia Dortmundin.
Këtë ndeshje katalanasit do ta luajnë në transfertë dhe duke pasur parasysh se “Signal Iduna Park” është shtëpia e një prej tifozerive më të flakta, nuk pritet të kenë punë të lehtë.