Formacioni i Argjentinës kundër Francës

684
Sigal

Faza e 16 kombëtareve më të mira në Botërorin “Rusia 2018”, fillon sot me super sfidën Francë – Argjentinë, e cilësuar si një finale e parakohshme.

Ndeshja e cila luhet në “Samara Arena” me fillim në ora 16:00, prite se do të zgjoj një interesim të madh, marrë parasysh që në njërën anë kemi njërin prej favoritëve dhe kombëtaren më të shtrenjtë të Botërorit, Francë, dhe në anën tjetër Argjentinën me super yllin Lionel Messi.

Edhe përkundër problemeve që Argjentina kishte gjatë fazës së grupeve, të gjithë shpresojnë për një këndellje të “Albiceleste”-ëve nga 1/8-ta e finales e tutje, nëse arrijnë t’i kalojnë “Gjelat”.

Përkundër, se kishte polemika dhe mjaft fjalë se kush e vendos formacionin te Argjentina, përzgjedhësi Jorge Sampaoli, apo Messi e Mascherano, sipas disa parashikimeve, ky pritet të jetë pak a shumë formacioni startues i Argjentinës në ndeshjen e sotme kundër Francës.